• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Raporti/ Lidhja e shqiptarëve me rakinë dhe shifrat për varësinë ndaj alkoolit


    Ballkanasit janë pijedashës dhe dashurinë më të madhe nga familja e pijeve, kanë rakinë. Por cili është dallimi mes pijedashës dhe pijanec? Kufiri është shumë i hollë.

    Në Shqipëri sipas të dhënave të publikuara nga portali Our World in Data rreth 1.66% e popullsisë është e konsideruar si e prekur nga varësia e alkoolit. Kjo është përqindja më e ulët në rajonin e Ballkanit. Edhe në Malin e Zi, të varurit nga alkooli janë sa 1.69% e popullsisë së vendit, me një diferencë shumë të ngushtë me Shqipërinë.

    Në Maqedoni dhe në Serbi të varurit janë rreth përkatësisht 1.7 dhe 1.8%. Rekordin në rajon për varësinë nga pijet alkoolike e mban Bosnje dhe Hercegovina me rreth 2.8% të popullsisë të varur nga përdorimi i alkoolit.

    Në të gjithë botën sëmundja e varësisë nga alkooli renditet e treta ndër sëmundjet mendore më të përhapura. Përqindja e popullsisë së prekur në botë është 1.37%, më e ulët se në Shqipëri./Referuar Monitor/Tiranapost/A.C