Aktualitet

Raporti i KE: Shqiptarët punojnë 48 orë në javë, më shumë se gjithë Europa

Shqiptarët e punësuar deklarojnë se punojnë 48 orë në javë, sipas një sondazhi të fundit të Komisionit Europian, që ka matur cilësinë e jetës për vendet e Europës, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Numri i orëve që shqiptarët rrinë në punë është më i larti në të gjithë Europën dhe shumë më i lartë sesa mesatarja që rezulton për Bashkimin Europian, prej 40 orësh në javë.

Pas nesh, kohë më të gjatë pune raportojnë serbët dhe turqit me 47 orë në javë.

Punonjësit që raportojnë se punojnë më pak orë janë holandezët, me vetëm 35 orë në javë, të ndjekur nga britanikët, me 37 orë, gjermanët me 38 orë, irlandezët 39 orë. Nga shtetet e Bashkimit Europian, më punëtorët janë portugezët dhe grekët, me 47 orë./ Marrë nga Monitor - Linku origjinal: http://www.monitor.al/raporti-ke-punojme-48-ore-ne-jave-shume-se-gjithe-europa-kryesojne-te-moshuarit-dhe-te-varfrit/