Politikë

Raporti i Venecias/ Balla i drejtohet Metës: I kujtoj kohën kur ishte në krye të Kuvendit

Raporti i Venecias/ Balla i drejtohet Metës: I kujtoj kohën kur ishte

Taulant Balla iu drejtua Presidentit Ilir Meta dhe opozitës se Komisioni i Venecias nuk ndryshoi opinion, por thelbi i raportit të tij ishte se shtyrja e zgjedhjeve u bë në mungesë të bazës ligjore.

“Nga opozita po thonë se opinioni përfundimtar i Venecias ka ndryshuar. Madje sipas tyre tek ky opinioni na u thënka se presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për Komisionin e Venecias dhe ekspertizën e lartë. Dua t’i rikujtoj edhe Presidenti të Republikës se vlerësimi nga Komisioni i Venecias jepet mbi bazën e kërkesën së institucionit që ka tagrin për këtë gjë si Kuvendi i Shqipërisë, praktikë e konsoliduar prej shumë vitesh dhe kur në Kuvend ku në krye të tij ishte dhe Meta. Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë dekretin e datës së zgjedhjeve, pasi nuk ja njeh as ligji e as Kushtetua. Ky ka qenë thelbi i referimit në seancën plenare. Anulimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa bazë ligjore, pasi e drejtat e zgjedhjes nuk mund të kufizohet përveçse me ligj. Presidenti ka cënuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. S’ja pati asnjë fajin opozitës, as Komisioni, e as qeveria, që nuk hynë në zgjedhje. Opinioni i Venecias shpërben si një udhërrëfyes për demokracinë”, tha Balla në një deklaratë për mediat.

I pyetur nga gazetarët për çështjen e hapjes së negociatave, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, tha:

“Jemi krenarë që ‘Po’-në  në favor të Shqipërisë e udhëheq Gjermania dhe vetë kancelarja Merkel”./ Tiranapost.al