Aktualitet

Raporti i Transparency International; Ku renditet Shqipëria

Raporti i Transparency International; Ku renditet Shqipëria

“Transparency International” ka publikuar raportin mbi korrupsionin, ku në analizë është marrë viti 2016. Pjesë e raportit është edhe Shqipëria.

Sipas organizatës në shqyrtim janë marrë 176 vende të botës, ndërsa vendi ynë renditet në vendin e 83-të, me 39 pikë në total. Krahasuar me një vit më parë, atë të vitit 2015, Shqipëria ka përmirësime me 3 pikë (36 pikë ishin në vitin 2015).

shqiperia korrupsioni

Sipas hartës së “Transparency International” (harta me ngjyra më poshtë) Shqipëria është një vend me korrupsion të lartë, që ndeshet në baza ditore.

korrupsioni shqiperi

Niveli i korrupsionit në Shqipëri është i njëjtë më atë të Bosnjë Hercegovinës, ndërsa kemi lënë pas Kosovën që është në vendin e 95.

Sipas raportit, shumica e njerëzve mendojnë se në të gjithë Ballkanin Perëndimor korrupsioni është rritur në dy vitet e fundit. Në veçanti, thekson raporti, nivelet e korrupsionit janë të larta në Bosnjë Hercegovinë dhe në Shqipëri, me 65 dhe 66 për qind të të anketuarve.

“Transparency International” thekson se është bërë përpjekje në aspektin e ndërtimit të ligjeve anti-korrupsion por këto ligje nuk zbatohen.