PolitikëTe gjitha

Raporti i OSBE-ODIHR/ Eurodeputetja Macovei ia mbledh opozitës: Mos bëni komente, flisni për atë që ju kërkova


Sesioni i dytë i Komitetit të Stabilizim Asociimit, BE-Shqipëri ka qenë me debate mes opozitës dhe eurodeputetes Monika Macovei. Si gjithmonë opozita ka dalë nga tema që ishte për diskutime mbi raportin e OSBE-ODIHR, për zgjedhjet dhe ka folur për drogën dhe kriminalitetin. Por eurodeputetja është treguar e prerë duke i thënë opozitës të mos bëjë komente dhe të flitet për atë që janë mbledhur.


Më poshtë debati:

Maciovei: Nuk mund të themi se kanë qenë zgjedhjet më të këqija, se ne kemi pasur delegacionin tonë, përkundrazi kanë qenë zgjedhje të mira. Ne i referohemi gjithmonë të gjitha partive, rekomandimet janë tepër të rëndësishme. Është e rëndësishme që të gjitha ndryshimet të bëhen para zgjedhjeve.

Bylykbashi: Kur themi që janë zgjedhjet më të këqija të këtyre viteve …

Macovei: Mos bëni komente. Unë ju dhashë 30 sekonda dhe ju po flisni jashtë çështjes që ju kërkova. Ne po diskutojmë mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR.  /Tiranapost.al

 

 

 

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *