• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Raporti i KE rrëzon akuzat: Shqiptarët, 32% më pak kërkesa për azil dhe 27% më pak shkelje kufiri


    Parlamenti holandez pak ditë më parë votoi pro vendosjes së vizave ndaj shqiptarëve me pretendimin se ka rritje të kriminalitetit dhe të kërkesave për azil. Në fakt vendimi final merret nga KE, por shifrat e vetë institucioneve europiane flasin të kundërten, pasi Shqipëria ka përmirësime të ndjeshme në raport me kërkesat për azil, kontrollet në kufi dhe bashkëpunimin me autoritetet europiane.

    Një raport i 19 dhjetorit 2018 i Komisionit Evropian tregon se emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve në vendet e BE ka rënë ndjeshëm. Sipas raportit shtetasit shqiptarë në vitin 2018 kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian 32% më pak se një vit më parë. “Sa u përket kërkesave për azil, këto u ulën me 32% në gjysmën e parë të vitit 2018 krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2017 (nga 12,635 në 8,525)”, thuhet në raport.

    Po kështu kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në vendet e BE 27% më pak. Gjithashtu shteti shqiptar ka respektuar 100% ripranimin dhe kthimin e shtetasve shqiptarë nga vendet e BE-së. Problematike mbetet ende qendrimi ilegal i shtetasve shqiptarë në vendet e BE-së, pasi është rritur me 11% në krahasim me një vit më parë.

    Ndërmjet 2016 dhe 2017 refuzimi i hyrjes në vendet e BE për shqiptarët u rrit lehtë me 13% (nga 30.305 në 2016 në 34.310 refuzime në 2017) krahasuar me rritjen e lartë të regjistruar midis 2015 dhe 2016 (rreth 90%).

    Numri i aplikimeve për azil ka vazhduar të ulet në vitin 2017, me 24,070 aplikime të paraqitura në 2017 krahasuar me 30,840 në vitin 2016, duke shënuar një rënie prej rreth 22% (nga viti 2015 deri në vitin 2016 numri tashmë ishte ulur me 54%). /Referuar shqiptarja/Tiranapost/A.C