• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kudo Shqiptarë Të gjitha

    Raporti i Bankës Botërore: Më shumë vende pune, por 40% e shqiptarëve me shkollë të lartë kanë emigruar


    Nuk përbën më lajm fakti që shumë shqiptarë janë larguar nga vendi, nga 90 e tutje, për të ndërtuar një jetë në një vend të Europës apo më tutje. Por siaps një raporti të publikuar nga Banka Botërore, raporti i vjeshtës 2019 me fokus tek emigrimi i njerëzve, ( punëtorëve) me arsim të lartë, rezulton se 40% e shqiptarë me arsim të lartë kanë emigruar.

    Sipas raportit, shkalla e lartë e punëtorëve të larguar nga vendi i tyre, lidhet edhe me  vendet që janë kryesisht me të ardhura të ulëta, në Ballkan dhe Europën Lindore.

    Sipas raportit: ata me arsim të lartë përbëjnë 55% të numrit gjithsej të emigrantëve nga Bosnja dhe Hercegovina, më shumë se 40% të emigrantëve nga Armenia dhe Letonia dhe afro 40% të emigrantëve nga Shqipëria, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Republika Kirkize, Kazakistani, Rumania dhe Taxhikistani kanë emigruar.

    foto galeri

    Ndonëse sipas raportit punësimi është rritur duke u krijuar më shumë vende pune, varfëria mbetet e lartë ku 34.6% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5dollarë në ditë, thuhet në raport 

    Konkretisht: Punësimi vazhdoi të rritet – megjithëse ngadalësimi i rritjes solli një ngadalësim në krijimin e vendeve të punës, ndërsa varfëria ka ngecur. Ndërkohë, papunësia arriti në një rekord të ulët prej 11.5 për qind në çerekun e dytë të 2019. Pagat reale u rritën me 3.3 për qind mesatarisht, kryesisht në shërbime (tregti dhe transport, dhe sektorë të turizmit). Varfëria mbetet e lartë, pasi rreth 34.6 për qind e shqiptarëve vlerësohet të jetojnë me nën 5.5 dollarë në ditë për kokë banori në vitin 2019.

    Raporti i Bankës Botërore mbi zhvillimet më të fundit në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore pohon se përqindja e emigrantëve në Europë është rritur vrullshëm gjatë katër dekadave të fundit ku një në çdo tre emigrantë në botë tashmë shkon në Europë. Linku origjinal në anglisht- Raporti/ Tiranapost.al. E.B 

    foto galeri

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]