• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Raporti EASO: Numri i shqiptarëve që duan të emigrojnë në Europë mbetet i lartë


    Zyra Europiane e Mbështjetjes së Azilantëve (EASO) ka publikuar të dhënat në lidhje më kërkesat e azilantëve, dhe rezulton se kërkesat për azil nga Shqipëria kanë qenë rreth 14 mijë, duke pësuar një rritje prej 24% për përiudhën Janar-Korrik 2019. Mbështëtur tek EASO, llogaritet që rreth 2000 shqiptarë në muaj gjatë këtij viti kanë aplikuar për azil në vendet e BE-së, nga ku rreth 97% e këtyre kërkesave janë refuzuar.

    Edhe pse i konsideruar një vend i sigurt dhe për më tepër tani kur shpresohet për hapjen e negociatave për të hyrë në Bashkimin Europian, përsëri numri i shqiptarëve që duan të emigrojnë në Europë mbetet i lartë. Sipas të dhënave nga EASO, Shqipëria figuron në një nga 10 vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil në B.E. Ata që aplikojnë për herë të parë janë rreth 90%, por ka edhe nga ata që e provojnë sërish, edhe pas refuzimit të parë.

    Vetëm në muajin korrik, nga Shqipëria kishte 1995 aplikime gjithsej, nga këta vetëm 54 persona kanë marrë status refugjati. Ndërsa për rreth 12 mijë aplikime gjithsej të bëra nga shqiptarët për 7 muajt e parë të 2019, pritet akoma përgjigje nga autoritetet përkatëse. Siria mban rekordin me kërkesat më të larta për azil gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave nga EASO, Shqipëria, së bashku më shtetet e tjera si Siria, Afganistani, Venezuela, Iraku, Pakistani, Turqia, Kolumbia, Irani, dhe Nigeria plotësuan listën e 10 vendeve me aplikimet më të larta për azil në B.E. pwr muajin Korrik.

    Raportin origjinal mund ta gjeni këtu. /Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]