Sociale

Raporti/ Bie miti i bujarisë? A janë vërtetë shqiptarët ndër më “kurnacët” e Evropës?

Raporti/ Bie miti i bujarisë? A janë vërtetë shqiptarët

Shqiptarët shquhen për besë dhe bujari, por një raport i publikuar së fundmi duket se e rrëzon këtë mit.

Referuar "Indeksit Global të të Dhënit" për vitin 2018, rezulton se vetëm 26 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm, duke na renditur ndër më ‘kurnacët’ në Europë. Ndërsa, shqiptarët e Kosovës rezultojnë këtë vit si më bujarët e Ballkanit.

Nga 140 shtete të marra në shqyrtim, Shqipëria renditet e 108-ta për sa i përket bujarisë, duke humbur plot 13 shkallë nga raporti i 2017.

Por ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, ata të Kosovës rënditen shumë më mirë, duke u cilësuar si vendi i 59 më bujar i botës.

Indeksi rendit 140 shtete në tre kategori: të ndihmuarit e të huajve, dhurimi i parave dhe koha e punës vullnetare.

Sipas specifikimeve, 42 % e shqiptarëve nuk hezitojnë që të ndihmojnë një të huaj kur i kërkon ndihmë, duke u renditur të 108-tët në botë. Nga ana tjetër, 28 % e shqiptarëve kanë dhuruar para vitin e shkuar, duke u renditur kështu të 64-tët në botë. Ndërsa sa i përket dhurimit të kohës për vullnetarizëm, 7 % e shqiptarëve kanë dhuruar kohën e tyre për bamirësi ose ndonjë kauzë të ngjashme, duke u konsideruar kështu në 10-tëshen e fundit në botë për këtë indikatorë, përkatësisht të 134-ët.

Indonezia kryeson Indeksin Botëror të CAF-it për herë të parë, si vendi më bujar.

Pesë vendet që kryesojnë:

Indonezia

Australia

Zelanda e Re

SHBA

Irlanda/ TiranaPost referuar Monitor