• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita marrin nënshtetësinë shqiptare


    Ramush Haradinaj tani është një shtetas shqiptar. Presidenti, Bujar Nishani ka dekretuar dhënin e nënshtetësisë për ish-kryeministrin e Kosovës dhe bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj.

    Ish-kryeministri i Kosovës po mbahen në Francë, ndërsa vendimi për të do të merret në 27 prill. Serbia kërkon ekstradimin e tij. Beogradi e akuzon Haradinaj për krime lufte.

    Capture-85

    Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që, siç thuhet, nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm, në vitin 2008 dhe më pas në vitin 2012 në një rigjykim të pjesshëm që ishte rasti i vetëm në historinë e Gjykatës për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

    Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti serb. Më 12 janar Gjykata e Apelit në Colmar e liroi atë me kusht që të qëndrojë në Francë, në pritje të shqyrtimit të kërkesës për ekstradimin e tij në Serbi.

    Ky është rasti i dytë që zoti Haradinaj ndalohet në bazë të një urdhër arresti serb. Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.