• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Ramos: Van Dijk mund ta fitojë Topin e Artë


    Sergio Ramos beson se mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk mund të fitojë Topin e Artë pas një sezoni të shkëlqyeshëm individual dhe ekipor.

    Van Dijk po përpiqet të bëhet mbrojtësi i parë që fiton Topin e Artë që nga viti 2006, kur Fabio Cannavaro e fitoi, pas u shpall kampion bote me Italinë.

    “Unë nuk e di, por nëse Cannavaro e fitoi atë, atëherë pse jo?”, ka thënë fillimisht Ramos për gazetën spanjolle AS.

    “Ju duhet të mbani gjallë ëndrrën që keni pasur si fëmijë në mënyrë që të mund të ndodhë. Ai pati një sezon të shkëlqyeshëm”.

    “Ne gjithmonë flasim për Cristiano Ronaldo dhe Messin, por mundësia që një lojtar tjetër mund ta fitojë atë është një gjë e bukur”.

    “Nëse ai fiton, unë do ta përgëzoj. Ai pati një sezon shumë të mirë”, përfundoi kapiteni i Real Madridit.

    Ndryshe, holandezi e fitoi çmimin si ‘Lojtari i Vitit’ nga UEFA. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690