• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Rama: Zgjedhjet as ndalen, as shtyhen!


    Kryeminisitri Edi Rama e ka quajtur koalicionin e opozitës një vetëvrasje politike. Përmes një statusi në tëitter, Rama shkruan se zgjedhjet as nuk ndalen dhe as nuk shtyhen, duke iu përgjigjur kështu ultimatumit të Bashës se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër.

    “Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki”, shkruan Rama në tëitter.

    Opozita politike deklaroi sot se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve dhe se rruga e vetme është krijimi i një qeverie tranzitore, pa Ramën kryeministër, kërkesë që nuk gjën as mbështetjen e shefit të qeverisë dhe as të ndërkomëbtarëve./Tiranapost/A.C