• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Rama uron Bashën për ditëlindje: I uroj shëndet, por jo fitore!


    12 qershori shënon 28-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, por edhe për demokratët nuk është një ditë e zakonshme, pasi kreu i PD feston ditëlindjen. Nga Lushnja ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, kryeministri Rama i dërgoi një mesazh urimi kryedemokratit Basha.

    “Sot është ditëlindja e PS-së…është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kështu që i uroj shëndet, por jo fitore. Megjithëse kam përshtypjen se edhe sikur ta linin të hynte vetëm në zgjedhje prapë nuk fiton dot”, u shpreh kryeministri Rama. /Tiranapost.al/