• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Rama tregon “shqetësimin” e vetëm për protestën e opozitës më 16 shkurt


    Esencë editori/ Kryeministri Rama ka zhvilluar një dialog të shkurtër me një banor të Lezhës, duke komentuar protestën e paralajmëruar të opozitës me 16 shkurt. Gjatë bisedës, duke iu përgjigjur qytetarit, kreu i Qeverisë thotë se ka vetëm një shqetësim.

    Qytetari: Mos ki frikë në datën 16.

    Rama: Unë, joo!

    Qytetari: Qeni që leh nuk të ha.

    Rama: Mos ki merak fare, unë kam vetëm një shqetësim, jam realisht i shqetësuar për ata që i besojnë akoma këtyre realisht. Prindër, burra, gra, hiqi ata të bashkisë, se do çohet bashkia Lezhë komplet, apo bashkia Shkodër me Voltanën etj. Por realisht ka njerëz që sëkëlldisen dhe shkojnë pas tij.