Aktualitet

Rama tregon pse shkoi tek 'Xing me Ermalin' dhe marrëveshjen që ka bërë me të

Mes batutash dhe ngacmimesh Ermali tregtoi se cila ishte arsyeja që kryeministri, Edi Rama shkoi në emisionin e tij. Ai tha se marrëveshja që Rama të vinte në 'Xing me Ermalin', ishte që ai të vishte bluzën me numrin dy.

Por, Rama tha se nuk është aspak e vërtetë.

Ermali tha se ftoi dhe Luzlim Bashën, por ai nuk ishte i vendosur.

I pyetur sesi po shkon fushata, Rama tha se shumë demokratë janë bërë më Partinë Socialiste.

“Kemi shumë demokratë dhe ti e dëshmon me praninë tënde. Do votosh numrin dy, sepse unë vi të jap kravatë, bluzë, të jap shpirtin, ndërsa Basha të le për Trump, për një foto”, tha Rama./ E.D/ Copyright Tiranapost.al