Aktualitet

Rama takon mbretin Abdullah II: Shqipëria, qendër rajonale kundër ekstremizmit

Ndonëse një shtet i vogël Shqipëria është gati të përballet me ekstremizmin e dhunshem njësoj si shtete e mëdha. Në lidhje me këtë është gati për të nisur aktivitetin e saj në Shqipëria edhe Qendra Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të njohur kryeministri Rama gjatë takimit me Mbretin e Jordanisë Abdullah II. Mbreti Abdullah e falenderoi Kryeministrin Rama për mbështetjen dhe të gjitha përpjekjet e bëra në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ofroi të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Mbretërisë së Jordanisë për Qendrën Rajonale në Tiranë.

Në fokus të bashkëbisedimit miqësor ishte organizimi në pranverë në Shqipëri, i një takimi ndërkombëtar shumëpalësh mbi sigurinë rajonale dhe ndërveprimin kundër ekstremizmit të dhunshëm (në kuadër të iniciativës globale të Akaba-s, nisëm e Madhërisë së Tij).