• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Rama shkon në Kosovë, në ceremoni edhe Bill Clinton. Pasdite në fushatë


    Në festimet për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, me ndërhyrjen e NATO-s, do të jetë i pranishëm kryeministri Rama ,gjithashtu edhe ish presidenti amerikan Bill Clinton i cili ka mbërritur që dje në Kosovë, për të qenë i pranishëm në këtë përvjetor me ceremoninë që zhvillohet në orën 11 të paradites.

    Por pas kësaj ceremonie, kryeministri do të vijojë pasdite fushatën e tij, sot në Lushnje dhe Divjakë, ku do të prezantojë kandidatët dhe do ftojë qytetarët që të votojnë me 30 qershor.

    Kujtojmë se dje kryeministri ndodhej në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të BE-së. Rama mori mbështetjen nga Juncker rreth situatës politike, pasi presidenti i Komisionit Europian tha se zgjedhjet duhet të mbahen dhe se bllokimi i tyre do të minonte integritetin e vendit për në BE./ Tiranapost.al. E.B

    Image result for Rama ne Kosove

    20 vjet më parë, kur NATO çliroi Kosovën!