Politikë

Edi Rama nuk lëshon pe: Nuk e njoh 13 tetorin, zgjedhjet u bënë në 30 qershor

Edi Rama nuk lëshon pe: Nuk e njoh 13 tetorin, zgjedhjet u bënë

Gazetarja: Meta ka thënë 13 tetori do jetë me 3 palë zgjedhje.

Rama: Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor, jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore për këtë kemi ngritur edhe këshillat drejtues në rajonin verior që drejtohet nga unë, rajoni i mesëm nga Taulant Balla dhe rajoni i jugut me në krye Gramoz Ruçi.

Ne e kemi sfidën me problemet e njerëzve jo me problemet e brendshme të opozitës jashtë parlamentare apo të presidencës. 13 tetori për mua është si 12 tetori, 15 shtatori, 6 nëntori, kështu që nuk njoh ndonjë 13 tetor, ndoshta i bie e diel, një e diel e zakonshme. /

Kryeministri Rama flet për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së PS. / Copyright/ Tiranapost.E.B