Politikë

Rama: PS e ka mundur Berishën në kohën kur ai ishte më i fortë se kurrë. Për çfarë do t'i blinim votat në Durrës?!

Rama: PS e ka mundur Berishën në kohën kur ai ishte më i

Nga Durrësi ku ka prezantuar kandidaten për kryetare bashkie, Valbona Sakon, kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat e opozitës për blerjen e votave.

“Ky qytet ishte një njollë turpi në kohën kur drejtohej nga PD. Socialistët e kanë mundur Sali Berishën në kohën kur ai ishte më i fortë se kurrë. Ju keni pasur edhe të ndjerin Sokol Olldashi drejtues politik të PD-së këtu. Ishte Jozefina Topalli etj. Dhe prapë Vangjushi fitoi. Për çfarë do të blinim vota në zgjedhjet e fundit?! Për të mundur Oerd Bylykbashin?!”, tha kryeministri Rama. /Tiranapost.al/