Aktualitet

Rama plotëson një tjetër kërkesë të studentëve: Nis financimi masiv i Universiteteve

Rama plotëson një tjetër kërkesë të

Një projekt financimi masiv do të realizohet në të gjitha universitetet e vendit brenda gjysmës së dytë të mandatit qeverisës. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, ndërsa i bëri edhe një herë të qartë opzoitës se nuk do të ketë as qeveri tranzitore dhe as zgjedhje të parakohshme.

Rama tha e gjithë hapësira fiskale e krijuar nga spostimi i rrugës Thumanë-Kashar do vihet në dispozicion të universiteteve.

"Jemi gati të rikthehemi përsëri në universitete, në auditore për të treguar se çfarë kemi bërë sëbashku. Deri në fillim të vjeshtës, do hartojmë planin konkret të financimit të projekteve. Do bëjmë investimin më të madh se 30 vjet të ndërmarra së bashku, në laboratore dhe infrastrukturë. Do ketë një program financimi masiv. Spostuam hapësirën fiskale që kishim për rrugën Thumanë-Kashar në fuksion të paktit për universitetin. Do kemi një kantier në gjithë sistemin universitat, në çdo universitet dhe në çdo fakultet, në Tiranë dhe çdo qytet ku ka universitete. Brenda këtij dyvjeçari do të rindërtojmë të gjitha konviktet”

Rama tha se së shpejti do të hapet thirrja e dytë për punësimin e studentëve ekselentë.

“Po përgatitet thirrja e dytë për punësimin e studentëve. Të gjitha vendet e punës si specilistë do të jenë në dispozicion të atyre që kanë mbaruar me 9 dhe 10. Me një grafikë për ata që kanë mbaruar jashtë, ata që kanë mbaruar në universitetin publik dhe ata të privatit”, tha Rama

Një portal garantojë kontrollin dhe transparencën në institucionet e arsimi të lartë. Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Portalin e Transparencës Universitare, një platformë ku studentë, prindër dhe qytetarë do të kenë mundësi të paraqesin problemet edhe ankesat e tyre. Portali është pas Paktit me Universitetin.

“ Nga sot, një tjetër pikë e rëndësishme protestës studentore zbatohet në afat sipas angazhimit të shkruar në Paktin për Universitetin; Portali i Transparencës Universitare u-transparenca.al një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë. Urojmë që universitetet ta vënë në funksionim dhe studentët ta monitorojnë në vijim, së bashku me qeverinë”, tha Rama./Tiranapost/A.C