Politikë Te gjitha

“Rama, përveçse kryeministër, edhe një nga penat e gazetarisë shqiptare”


Ministri i Diasporës Pandeli Majko thotë se kryeministri Edi Rama është një antikonformist, dhe “shpesh në marrëdhëniet me median ai është më shumë gazetar se sa politikan”. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai vlerësoi kreun e qeverisë shqiptare si një nga penat e gazetarisë shqiptare.

“Edi Rama përveç se është kryeministër, për aq sa e njoh unë, ka qënë edhe një nga penat e gazetarisë shqiptare”. Kështu që shpesh ai e ka pak delikate të ndajë pozicionin e tij si kryeministër dhe pozicionin e tij si një njeri që është rritur midis gazetarëve më shumë sesa midis politikanëve, dhe ky është fakt”, u shpreh ministri Majko. /Tiranapost.al/