Aktualitet

Rama përsërit veten: Zgjedhjet i bëjmë si doni ju, nëse pranon OSBE

“Hajde ulemi, zgjedhjet i bëjmë si të doni ju vetëm nëse e pranon OSBE”. Për të disatën herë kryeministri Edi Rama ishte i hapur. Në komunikimin javor, shefi i qeverisë dha se hajdutët bërtasin kapni hajdutët, të kyçur në një bunker letre.

Sipas tij, kërkesa e PD për qeveri teknike është një absurditet dhe ka si qëllim bllokimin e “Vettingut”. Kryeministri shtoi se elita e korruptuar e PD-së proteston për të bllokuar “Vettingun”.

“Çadra e ngritur në mes të bulevardit është strehë e kastës së të korruptuarve të Gjyqësorit”, tha Rama.

Rama tha se Demokracia nuk ndalon dhe detyron askënd të hyjë në zgjedhje. “Opozita është prodhimi i lirisë dhe askush nuk duhet të ketë frikë se Shqipëria mund të mbesë pa opozitë, edhe nëse Berisha dhe PD nuk do të futen në zgjedhje”, tha Rama.