Aktualitet

Rama përgëzon Kosovën për Demarkacionin: Votë kuptimplotë, BE t’i japë qytetarëve liberalizimin e vizave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pas ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në parlamentin e Kosovës me anë të një statusi në rrjetin social Facebook.

Rama e ka cilësuar ratifikimin një votë të vonuar, por kuptimplotëm si dhe i ka bërë thirrje BE që t’i përmbahet angazhimit të vet për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, me anë të liberalizimit të vizave.

Statusi i plotë i Edi Ramës:

Super??Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta?Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës.

[caption id="attachment_200899" align="aligncenter" width="474"]Statusi i Edi Ramës në Facebook[/caption]

K.H/ tiranapost.al