Aktualitet

Rama për Vangjel Dulen: E kam mik, por ia ka marrë mendjen shejtani

Vangjel Dule ka dalë nga rruga e Zotit. Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama nga Finiqi ku ishte për të shpërndarë leje legalizimi për banorët.

Shefi i qeverisë, në humor e sipër me banorët, u ndal edhe tek kreu i PBDNJ-së, për të cilin tha se e ka mik.

Por sipas Ramës, Dule ndodhet në çadër se ia ka marrë mendjen shejtani ndërsa po me humor u kërkoi përfaqësuesve të kishës ortodokse që ta rikthejnë në rrugën e Zotit.

“Vettingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ca bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. (Shën Gjergji i thonë të pranishmit) Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se ‘na morën Jorgon’. Se i çon sms Vangjeli. Ça bën Vangjeli në çadër?? (Pyet) (Fle gjumë thonë banorët) Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik. Duhet thirrur në rrugë të drejtë, ju të kishës mund ta thërrisni. Po Vangjeli nuk merret me këto punë, se ai merret me demokracinë”, tha Rama. /Copyright Tiranapost.al/