Kryesore Politikë Te gjitha

Rama për mbledhjen e Këshillit: Deri tani muhabet çorbë i kazanit mediatik e politik. Duam provat


Menjëherë pas ndërprerjes për 10 minuta pushim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Përmes një statusi në Tëitter, Rama e cilëson muhabet çorbë atë që po ndodh në mbledhje, duke ju referuar qëndrimit të Prokurorisë dhe kërkesës së saj për arrestimin e Saimir Tahirit.

Sipas Kryeministrit, deri më tani nga organi i akuzës nuk është paraqitur asnjë provë që të implikojë ish-ministrit, por vetëm artikuj të kazanit politik e mediatik.

“Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT”

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *