Aktualitet

Rama për ambasadorin e OSBE, për Sahit Dollapin, Sali Berishën dhe Metën

Rama për ambasadorin e OSBE, për Sahit Dollapin, Sali Berishën

Edi Rama ka reaguar sot për disa nga protagonistët e protestës por edhe faktorët dhe zërat përreth që nga roli i Presidentit Meta e deri tek ai që do donte ti kishte dhënë një plumb ballit në 21 Janar, (Sali Berishën).

Për ambasadorin e OSBE, Bernd Borchardt, të cilit në murin pranë derës së shtëpisë i lanë një shënim: Shame on you, kryeministri tha:

Është kërcënuar ambasadori i OSBE, pas një deklarate shumë të qartë të OSBE që foli për dhunë kriminale, organizatorë e përgjegjës. Është OSBE, organizatë që kur flet i ka të gjitha të peshuara në kandar farmacie. Një pyetje duhet t’ia bëjmë gjithë vetes: A jemi të vetëdijshëm deri në fund se çfarë është e gjithë kjo? Dhunë kriminale e pashembullt.

Për Presidentin Ilir Meta, me reagimet e tij në ditë protestash:

Presidentit në momente protestash ia qaj hallin sinqerisht. Shoqërisht, miqësisht politikisht nuk them dot sepse është jashtë kapaciteteve të mia për ta kuptuar situatën politike të tij, por ia qaj hallin realisht, nuk do doja kurrë të isha në vendin e tij. Kështu që për këtë arsye ka shumë të drejtë që nuk më ka thirrur asnjëherë për këtë çështje, e mirëkuptoj, me gjithë ato që kanë ndodhur që ju i dini nga pikëpamja e marrëdhënieve institucionale, që s’dua të kthehem tani. Mbetem i solidarizuar sa herë mendoj protestat. Ai si çdo njeri i ndodhur në kushtet e tij e meriton.

Për Sahit Dollapin, i cili u ndalua nga policia:

Ka një arsye pse dikush ikën me vrap, dhe më lejoni të them që në vende me demokraci shumë më e konsoliduar se e jona do e kishte pësuar shumë më keq. Dhe mos harroni se të veprosh në ato kushte, të jesh nën flakë e nën gur e nën një presion shtazarak për 7 orë nuk është gjëja më e kollajshme për një efektiv policie për të parur qetësi në çdo moment. kështu që unë i mirëkuptoj ato dy punonjës policie që bën një veprim të tepërt, kuptohet me gjykimin tonë nga ekrani.

Turp më të madh, hipokrizi më të madhe dhe përqeshje më të madhe me shqiptarët sesa atë incident në aspektin teknik dhe aspektin etik të sjelljes së policisë ta kthejnë në një histeri për të provuar se në shtat orë ishte polica e shtetit shkaktarja e gjithë asaj që pamë nuk ka.

Për Sali Berishën: 

Mendoni të isha unë në atë tribunë dhe flakët të vinin tek kjo dritare, do isha unë sot duke folur, do isha unë diku në globin tokësor duke marrë frymë, apo do isha në botën tjetër? Përgjigjja është e saktë. E ka thënë. i vetmi pishman që kam është që nuk i dhashë një plumb ballit në 21 janar. Jo vetëm që nuk bën asnjë reflektim që nën qeverisjen e tij dhe me të në këtë zyrë nga dritaret e kësaj zyre ka vrarë njerëz, ka këtë pishman./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/gazin-qe-hedh-policia-se-kemi-shpikur-ne-ps-as-e-kane-prodhuar-oligarket/

http://www.tiranapost.al/video-nga-kjo-godine-nuk-u-qellua-me-asnje-guricke-e-jo-me-me-molotov-rama-kujton-21-janarin-si-kunderpergjigje-per-akuzat-e-opozites/

http://www.tiranapost.al/edi-rama-e-pranon-qe-dhuna-ishte-e-tepert-mbi-sahit-dollapin-por-sqaron-se-kishte-nje-arsye/

http://www.tiranapost.al/edi-rama-lulzim-basha-kujtoje-mesazhin-qe-te-kam-nisur-kur-iu-fute-kesaj-pune/