Aktualitet

Rama për Aeroportin e ri në Vlorë: Konkurrues me Rinasin

Rama në konferencë Live prezanton projektet për qarkun e Vlorës dhe aeroportin e ri që do ndërtohet duke filluar nga vjeshta: Aeroporti kërkon mbi njëmijë forca pune në një tërësi zanatesh dhe kualifikimesh. Do jetë me paga goxha të larta sepse ka një zinxhir të tërë aktivitetesh brenda. Kërkohen njerëz të kualifikuar. Por nëse direkt në aeroport do ketë mbi 1000 punësime, kërkohen njerëz të kualifikuar".

Kjo është një betejë që i takon kësaj faze, për ti shtrënguar kompanitë që të paguajnë më shumë punonjësit, dhe të sigurohen ashtu siç duhet, që në fund të marrin një pension të denjë. Sot mendojnë disa se të marrësh pagën në një mënyrë është shpëtim, por kjo gjë sjell problem. Sigurimet shëndetësore janë kontribute  për veten. Pagat 300 mijë lekë në kompanitë e mëdha është gënjeshtër.  Zhvillimi i Turizmit kërkon shumë më tepër forca të kualifikuara pune në të gjitha nivelet. Sot ne kemi rritje të jashtëzakonshme kërkesash nga investitorë të mëdhenj, nga firma të vlerësuara me katër/ pesë yje të cilët duan të investojnë, Shqipëria po bëhet një destinacion i kërkuar për shumë arsye, por nuk kemi shumë forca të kualifikuara ndaj na duhen të tillë./ Tiranapost.al Elisa Bajramaj.