Kryesore Politikë Te gjitha

Rama: Parlamenti si klub të dehurish ka vdekur


Parlamenti nuk do të jetë më një klub të dehurish”. Edi Rama pas shtyrjes së seancës, për shkak se deputeti demokrat, Flamur Noka nuk u largua nga Kuvendi, tha se opozita duhet të shfrytëzojë rregulloren.

Sipas Ramës opozita është pa vizion, ndaj kërkon vetëm të bëjë zhurmë në Kuvend.

Të merremi me anën serioze pastaj të merremi në aspektin qesharak. Jemi në një pozitë të vështirë. Nuk po ia dalim dot që të arrijmë të sjellim opozitën në vete. Parlamenti klub të dehurish siç ishte për katër vjet ka vdekur në 25 qershor. Ky parlament funksionin në bazë të rregullave të shkruara bashkërisht, të miratuara bashkërisht. Me përfshirjen të një rregulli, që kurrë nuk ka u njoh kur ishim në opozitë, sa herë flet kryeministri aq herë flet dhe kryetari i opozitës.
Ndaj duke u bazuar tek ky rregull, opozita nuk duhet të vazhdojë me këtë muhabet bashkë me motrën tonë të përbashkët, LSI. PD u mësua me parlamentin mejhane, flitej në tallava jashtë çdo lloj rregulli të shkruar bashkërisht”.

Kryeministri tha se opozita ka rihapur debatet e çadrës, që janë thyer në 25 qershor./g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *