Aktualitet

Rama: Nuk do ketë rikthim të vizave! Shqiptarët po bëhen mish për top nga partitë në Holandë

Rama: Nuk do ketë rikthim të vizave! Shqiptarët po bëhen

Kryeministri Edi Rama ka garantuar shqiptarët se nuk do të ketë rikthim të regjimit të vizave. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se vendimi i parlamentit holandez është politik dhe po bëhet për të fituar vota në kurriz të dinjitetit të shqiptarëve. Kemi të bëjmë me shfaqje politike me sfond elektoral, deklaroi Rama

“Ministri i drejtësisë së Holandës tha se nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për të adresuar këtë problematike. Ministri holandez i drejtësisë vlerësoi pozitivisht reformat në Shqipëri gjatë vizitës në Tiranë.  Shqiptarëve nuk do t’u kthehen vizat. Së pari duhet të ketë një rritje të qëndrueshme të emigracionit të parregullt, pra dyfishim i emigracionit të parregullt. Faktet flasin për rënie, jo për rritje. Së dyti duhet të ketë rritje të numrit të azilkërkuesve, më saktë dyfishim të tyre. Jo vetëm që nuk ka dyfishim të azilkërkuesve shqiptarë në Holandë, po ka rënie. Së treti duhet të ketë rënie të bashkëpunimit me dy vendeve për rastet. Jo vetëm që nuk ka rënie të bashkëpunimit, por rritje të tij. Së katërti duhet të që lëvizja e lirë të bëjë kërcënim për sigurinë kombëtarë. Kjo nuk ekziston. Së pesti duhet të konstatohet kthimi mbrapa në të gjitha kriterët teknike të përcaktuara në lëvizjën e lirë. Këto kritere teknike vlerëohen nga KE dhe në dhjetor të vitit të kaluar, Shqipëria i plotëson këto kritere 100%. Qeveria e Holandës nuk ka marrë ende vendim, në kushtet e një fushate elektorale dhe kur shqiptarët janë bërë mish për top për partitë të duan vota, dhe po shkelin dinjitetin e shqiptarëvë. KE, në rast se ka kërkesë nga qeveria Holandezë, shqyrton kriteret për të cilat sapo fola. Shqiptarët përbëjnë 0.2% të krimit në Holandë. Kemi të bëjmë me shfaqje politike me sfond elektoral.”, deklaroi Rama./Tiranapost/A.C