• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Rama nis punën për koordinimin e veriut të vendit dhe jep porositë për drejtuesit socialistë: Vendime vetëm në bazë të meritës


    Një ditë pasi është vendosur që kryeministri Edi Rama të koordinojë PS në zonën e Veriut, ai ka mbledhur në një takim drejtuesit socialistë të qarqeve Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër.

    Mësohet se në thelb të takimit është organizimi i partisë në veri të vendit, si dhe analiza pas 30 qershorit.

    Sipas mediave informative, në takimin 60-minutrësh që pati me drejtuesit e qarqeve të veriut, Rama ka dhënë porosi që vëmendja kryesore duhet të jetë në konstituimin e këshillave të qarqeve.

    Ndërkaq, ai ka kërkuar nga kryebashkiakët e rinj që të bëhet kujdes me lëvizjet politike që do të kryhen pasi nuk do të justifikohet asnjë shkarkim i padrejtë.

    “Çdo vendim të merret në bazë të meritës”, mësohet të ketë thënë kryeministri Rama, duke kërkuar që pranë bashkive të vijnë njerëz me integritet.

    Ndërkohë, kujtojmë që Shqipëria e Mesme iu besua Taulant Ballës, ndërsa Gramoz Ruçi do të drejtojë rajonin e Jugut. /Tiranapost.al/

    Pas 30 qershorit PS nis koordinimin e 61 bashkive, Rama merr në dorë veriun