Aktualitet

Rama nga Lezha: Më vjen zor kur dëgjoj kërcënime e ulërima

Kryeministri Rama nga takimi përmbyllës elektoral në qytetin e Lezhës, tha se i vjen zor dhe ndihet i sëkëlldisur kur sheh e dëgjon kërcënime e britma (duke ju referuar thirrjeve të Metës se ai do të armatoste qytetarët nëse Policia përdoret në zgjedhje). "Më vjen zor, kur shikoj gjëra që nuk do doja ti shihja, dhe kur shoh gjëra që shqiptarët nuk duhet ti shihnin më. Kërcënime e britma. Por Shqipëria që duam nuk është ajo e ulërimeve dhe kërcënimeve. Nuk është Shqipëria e partive të tepsisë së pushtetit. Duam shtet për çdo shqiptar, prind, burrë, grua, familje. Shqiptarët janë të lirë të kenë bindjen e tyre. Shteti i tyre është i detyruar ti shërbejë të gjithëve, jo sipas bindjeve por sipas të drejtave të tyre."

Ndër të tjera ai tha me bindje të plotë se Partia Dmeokratike nuk e bën dot Shqipërinë, sot dhe kjo nuk ka diskutim. Të djathtëve e të majtëve u bëri thirrje për të votuar PS-në dhe të ardhmen, sepse me këtë është beteja dhe jo me partitë e vogla, që siç thotë kryeministri duan vetëm tepsinë.

"Nëse je i djathtë dhe me PD, shumë mirë. Por tjetër është ta duam PD dhe tjetër është të votosh për Shqipërinë që duam. Pd nuk e ka sot as kryeministrin dhe as skuadrën që duhet për të bërë punën për Shqipërinë që duam. Fotografinë e Saliut mbajeni tek dhoma e pritjes. Lulin lëreni tek dhoma e gjumit të kalamajve se jua bën fëmijët të flenë si qengja.

PD është një parti që sot nuk e drejton dot Shqipërinë dhe pikë."/ E.D/ Copyright Tiranapost.al