• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Rama mesazh Metës e Berishës: I gënjen mendja se mund të tundin para popullit fantazmën e ‘97-ës


    Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një përpjekje të dëshpëruar situatën e krijuar nga opozita për të penguar reformën në drejtësi. Nga Divjaka ku prezantoi kandidatin për kryetar Bashkie, Rama tha se frika më e madhe e Berishës dhe Metës është reforma në drejtësi, dhe për ta penguar kërcënojnë me një ‘97-ë të dytë.

    Teksa theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen, kryeminsitri Rama i dha edhe një përgjigje Presidentit Meta.

    “Një gjë që përsëritet nga ata që e kanë organizuar këtë plan kundër Shqipërisë, kundër njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, jo kundër qeverisë apo kundër meje, nuk jam unë problemi i tyre, unë jam vetëm pengesa që ata të varrosin reformën në drejtësi. Sot janë kaq të dëshpëruar dhe i gënjen mendja se mund të tundin para popullit fantazmën e ‘97-ës, dhe të tmerrojnë popullin me ‘97-ën, dhe Berisha e ka treguar, (më falini që e përmenda sot në 28-vjetorin e PS) që është i gatshëm ta çojë deri në zjarrvënie politikën. Në fakt dëshpërimi i tyre, dhe gjithë kjo fantazëm frike që sjellin vërdallë nëpër portale, tregon se janë të mbaruar. Në 30 qershor shqiptarët do të votojnë, se s’ka si të ketë ‘97. Dhe për t’iu përgjigjur shqëtësimit të Metës, do përsëtisja një këshillë që i tha Spiropali, kur i tha ‘ke hall të shpëtosh Shqipërisë, thuaji Monikës të qetësohet dhe thuaji Saliut të mos hakërrejë Bashën, dhe s’do ketë më problem në Shqipëri’. Janë 4 veta që kanë hall, dy kryesorët Iliri dhe Saliu, dhe Monika fallxhorja me artistin”, u shpreh kryeministri Rama.