Aktualitet

Basha uron partinë për ditëlindje: ja mesazhi

Basha uron partinë për ditëlindje: ja mesazhi

Kryetari i PD Lulzim Basha kujton ditëlindjen e Partisë Demokratike. Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha kujton 29-vjetorin e themelimit të PD-së, zyrtarisht me 12 dhjetor 1990.

Me një foto të vjetër të liderit historik të partisë, Basha shkruan se sot shqiptarët i kanë sytë; Nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë. Basha shkruan se shqiptarët mertiojnë votë të lire, dhe qeveri që puon për mirëqenien e tyre.

Postimi i plotë: 

Liri - Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri - Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.

Për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet!

Gëzuar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

-Kujtojmë se pas tragjedisë nga tërmeti i 26 Nëntorit me 51 viktima, kryeministri Rama ftoi publikisht Bashën të ulet në tryezën e Komitetit të Rindërtimit për të bashkëpunuar e për të shtruar propozime për përballimin dhe rimëkëmbjen sa më shpejt të situatës. Por Basha deri më tani nuk ka pranuar, ka preferuar të shkojë të e takojë vetë banorë. Ai ka bërë një propozim me pesë pika, ku mes tyre i kërkon kryeministrit të anulojë tenderat, por Rama thotë se nuk mund të ndalojë shërbimin e qytetarëve, nga Check-up-I deri tek Rruga e Arbrit./ Tiranapost.al.