• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Rama mbledh qeverinë në mesnatë: Do të jemi me kapacitet të plotë


    Vetëm 5 minuta para se ora të shënonte 00:00, kryeministri Rama mblodhi qeverinë për situatën emergjente të krijuar pas dy tërmeteve të fuqishme që tronditën sot Durrësin dhe Tiranën.

    Kreu i qeverisë, i cili u kthye nga udhëtimi i tij drejt SHBA-së, falënderoi të gjithë ata që reaguan në mënyrë të menjëhershme në shërbim të qytetarëve.

    “E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse  u gjetëm në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të një tërmeti që ka tronditur vendin dhe që ka alarmuar të gjithë njerëzit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye  për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes”, tha Rama

    Kryeministri shtoi se reagimi i tyre vlen si një shenjë inkurajuese, ndërsa e mbylli fjalën e tij kështu: “Falënderoj për gatishmërinë e reagimit dhe koordinimin e informacionit që është gjëja më e vështirë në këto raste. Dhe për ata që ndjekin dhe e kanë të nevojshme të ndihen të informuar”.

    Mbledhja e qeverisë u ndoq nga të paktën 2.4 mijë ndjekës vetëm në faqen zyrtare në Facebook të kryeministrit Rama./ Tiranapost.al J.C.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]