Aktualitet

Rama i LSI-së, nuk përtyp dot exit-poll: Kemi verifikuar votat e mbështetësve

Me anë të një konference për shtyp në selinë e LSI, Luan Rama ka bërë thirrje për të mos i besuar atë që e cilësoi përpjekje për të manipuluar opinionin publik.

Sipas Ramës, nga komunikimi me grupet e vëzhgimit vetëm në 11 njësitë e qytetit të Tiranës, LSI ka arritur të grumbullojë 100.000 vota, ndërkohë që në të gjithë qarkun votat e LSI janë pesëfishuar në krahasim me votat e zgjedhjeve të kaluara. Rama u shpreh se LSI është forcë e parë dhe sondazhet apo exit-pollet që publikohen janë të parafabrikuara dhe të financuara për të mbajtur me frymë ata që nuk kanë shpresë.

Rama tha se Rilindja ka kaluar në opozitë, gjithashtu ka paralajmëruar se i ka të dokumentuara votat e LSI. K.H/ tiranapost.al