Aktualitet

Kryeministri falenderon KQZ për shkarkimin e Kajmakut!

Kryeministri falenderon KQZ për shkarkimin e Kajmakut!

Kryeministri ndryshe nga Valdrin Pjetri, në rastin e Kajmakut, kryebashkiakut socialist të Vorës nuk ka preferuar të mbaje fjalime apo të japë komente. I vënë në pozitë të vështirë i kapur ‘dy herë mat’ me kandidatët që kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit, herën e dytë vendosi të flasë pak e t’ia kalojë çdo gjë institucioneve si KQZ apo prokuroria, duke shmangur përgjegjësinë partiake me figurat e ofruara në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kryeministri Rama shkruan në Twitter: 

KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje?Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë?

Më herët për gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes së PS, Edi Rama e kaloi vetëm me një fjali; Institucionet janë institucione, duke treguar mungesë interesi për ta ndarë këtë me gazetarët, duke dëshmuar se nuk është komod me këtë temë, por edhe më këtë fenomen që po i ndodh në parti/ Tiranapost.al.