Kryesore Aktualitet Te gjitha

Rama i kërkoi bashkëpunim, Basha dërgon letër në Kuvend: Zëvendësimi i Llallës antikushtetues!


Kryeministri Rama i bëri një ftesë publike ditën e djeshme për t’u ulur në tryezë e për të vendosur një prokuror konsensual, por Lulzim Basha duket i vendosur për të mbështetur zgjatjen e mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Kryedemokrati nëpërmjet një letre drejtuar Kuvendit shprehet kundër largimit të Llallës dhe zgjedhjes së një kryeprokurori të përkohshëm, duke thënë se mandati duhet t’i zgjatet deri në krijimin  Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga Kuvendi i Shqipërisë, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Deri në plotësimin e boshllëkut kushtetues dhe ligjor apo deri në krijimin e KLP, është e pamundur që të procedohet me zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm, qoftë ky edhe i përkohshëm. PD vëren se një situatë të ngjashme për Inspektorin e Lartë te Deklarimit të Pasurive, kjo mazhorancë e zgjidhi duke ia zgjatur mandatin nga 5 vjet që e kishte me ligjin e vjetër, në 7 vjet me ligjin e ri. PD i sjell në vëmendje mazhorancës se nuk mund të bëjë interpretime të ndryshme të një situate të njëjtë në varësi të qëllimit të saj për të kontrolluar politikisht zyrtarin përkatës”, shkruhet ndër të tjera në letrën e Bashës për Kuvendin./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *