Kryesore Politikë Te gjitha

Rama këmbëngul për takimin: Lulzim, mos prit të huajt por hajde flasim shqip


Kryeministri Edi Rama po këmbëngul për t’u ulur në tryezë me kryetarin e opozitës Lulzim Basha për të negociuar mbi një emër konsensual për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pas deklaratave të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë, të cilat mbështesnin mbarimin e mandatit të Llallës dhe zgjedhjen e një kryeprokurori të ri me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi, Rama ka zgjedhur një postim në Facebook për t’i kërkuar Bashës takimin.

“Lulzim Basha mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën, shkruan Rama.

Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve po zhvillohen debate të ashpra, pasi opozita kërkon zgjatjen e mandatit të Adriatik Llallës, të paktën deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili sipas Kushtetutës ka të drejtën e emërimit të kryeprokurorit./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *