Aktualitet

Rama i jep një këshillë gazetares

Si katër vite më parë kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij e bëri në këmbë rrugën nga Presidenca deri tek Kryeministria.

Njerëz të shumtë ishin në rrugë, ndërsa anëtarët e kabinetit “Rama 2” nuk i shpëtuan as aparateve fotografik të disa turistëve.

Në një moment ku Rama po priste semaforin për të kaluar, gazetarja e News 24 e pyeti për ceremoninë në Presidencë.

“Respektoni semaforin”, deklaroi kryeministri, pa dhënë asnjë detaj rreth pyetjes.