Aktualitet

Rama jep lajmin e shkarkimit të drejtorit në emision: Qytetari u ankua se qendra shëndetësore nuk kishte patur asnjëherë drita

Drejtori i Shëndetit Publik në Qarkun Lezhë është shkaruar sot nga detyra pasi prej shumë kohësh një qëndër shëndetësore në një fshat të këtij qarku nuk kishte energji elektrik. Kryeministri, Edi Rama dha lajmin gjatë emisionit “5 pyetje nga babaramo”, ku bëri të ditur se ankesa kishte ardhur nga një qytetar.

Unë sot kam bërë një takim me drejtorët e shëndetit publik dhe në takim është shkarkuar drejtori i shëndetit publik në Qarkun Lezhë. Për çfarë arsye? Një qytetar në një fshat bënë një ankesë në portalin e qeverisjes “Shqipëria që duam” dhe thotë në qëndrën tonë mjekësore nuk ka drita qysh se qendra është hapur.

Pranë kabinetit të çdo ministrie janë kordinatorët që ndjekin marrëdhëniet e institucioneve me qytetarët. Kordinatorët e marrin këtë mesazh dhe e ndjekin këtë çështje dhe mësohin se qendra shëndetësore e ndërtuar me donacion nuk ka patur asnjëherë drita.

Tani çfarë bënë kjo drejtori, ky drejtor, kjo zyrë që paguhet nga taksat dhe nuk informon me një shkresë për të larë gojën por në mënyrë të vazhdueshme që ne këtu ne kemi nevojë të lidhim energjinë elektrike?

Nuk marr unë njeri ti them zgjidh këtë problem, jo portali është institucion. Që do të thotë që në momentin një qytetar thotë unë dua të marr hipotekë, menjëherë futet në proces ndërmjet institucioneve. Dhe nëse del që atij nuki i është dhënë me pa të drejtë certifikata e pronësisë atëherë ajo jo vetëm i jepet brenda 10 ditësh por ai që e ka penguar ikën nga puna”, u shpreh Rama.