• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Te gjitha

    Rama ironizon Bashën nga Lezha: Nëse e do pushtetin, apliko tek platforma “Shqipëria që duam”


    Esencë editori/ Nga Lezha ku ka zhvilluar një takim me banorët në vijim të ciklit “E gjithë vëmendja te ju”, kryeministri Rama nuk ka lënë pa përmendur dhe platformën e bashkëqeverisjes, duke i ftuar ata që të drejtohen aty për problemet që kanë.

    E duke folur për platformën e bashkëqeverisjes, kreu i Qeverisë nuk ngurroi të ironizojë kundërshtarin e tij politikë, Lulzim Bashën, duke i thënë që nëse do pushtetin të aplikojë tek platforma.

    “Unë nuk kam dëgjuar asnjë shqiptarë që thotë se nuk i takon ajo që kërkon, të gjithë thonë më takon. Ti shiko Lulin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë dua pushtetin. E kupton ti do pushtet pa fituar zgjedhje, po dhe ai të aplikojë tek platformë që të marrë përgjigje për 10 ditë. Po halli nuk është i Lulit se ia e ka në terezi, po halli është i atyre që i rrinë nga mbrapa’, shtoi ndër të tjera Rama.

    Duke iu drejtuar atyre që janë kundër kësaj platforme dhe që e përbuzin atë, Rama tha se Shqipëriqëduam.al është bërë për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve.

    “Shumë njerëz nga këta profesorët në televizor dhe këtë të broçkullave të kazanit, thonë: Ç’ është kjo? Kjo është një gjë që u jep mundësi njerëzve që nga teknologjia të çoj fjalë menjëherë, pa letra. Ja ky artisti i ka dërguar mesazh artistit e PD. Kush dërgon mesazhin merr brenda 10 ditëve përgjigje, i takon apo nuk i takon ajo që kërkon. Nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo, e rëndësishme është që merr përgjigje për atë që ka kërkuar, nuk ngelet rrugëve”, u shpreh kryeministri. /Tiranapost.al/