Politikë

Rama ironizon Bashën: I do gjërat qyl, në 2017 i mori se ishte shoku im

Rama ironizon Bashën: I do gjërat qyl, në 2017 i mori se ishte

Nga Devolli ku prezantoi Eduard Duron si kandidat për kryetar bashkie, kryeministri Rama ka ironizuar kryedemokratin Bsha, duke u shprehur se ai është “dembel e gjumash që është mësuar t’i marrë gjërat qyl”.

“Nuk e di a ka ndonjë shqiptarë normal që të mendojë se duhet të sakrifikojë jetën e vet për Monikën, Ilirin, Saliun apo Lulzimin e shkretë. Një dembel llafazan, gjumash që është mësuar t’i marri gjërat qyl e tani i bie këmbës: O i dua o s’ka. Nuk e kupton që aq sa mori i mori se ishte shoku im. Tani u prish me mua dhe kujton që do t’i marri duke qëndruar në atë shoqëri të keqe, por jo”, tha Rama.

Sakaq, kreu i qeverisë komentoi edhe protestën në hyrje të qyteti të Bilishtit, ku ish-deputet e opozitës u përplasën me policinë. Rama rikujtoi dënimet e penalitetet për këdo që pengon zgjedhjet.

“Dhe ata të shkretët e dalë në rrugë nën udhëheqjen e qorrave do kuptojnë që nuk është në interesin e tyre. Këta njerëz përdoren si mish për top. Dhe nëse sot që nxiten nga katër njerëz, që shkojnë e flenë në shtëpi, e këta të shkrete shkojnë e flenë në burg, është turpi i një pabesie që duhet të marrë fund. I duhet thënë mos shkojnë pas berihaijt ti thuhet kush shkel zgjedhjet dënohet rëndë, jo vetëm shkon pas hekurave, por kur të dalë nuk shkon dot as në SHBA. Nuk e di a ka ndonjë shqiptar normal”, u shpreh kryeministri. /Tiranapost.al/

http://www.tiranapost.al/militantet-e-pd-se-bllokojne-rrugen-korce-bilisht-ish-deputetet-perplasen-me-policine/