Aktualitet

Rama: Ia dolëm! Sonte festa tek Sheshi Skenderbej

Pas fitores së thellë të Partisë Socialiste, edhe pse ende nuk ka përfunduar plotësisht numërimi i kutive, por rezultati tashmë dihet, kryeministri Rama u ka nisur një mesazh deputetëve të forcës që ai përfaqëson.

“Ia dolëm, ashtu siç askush nuk e besonte përveç nesh. Shqiptarët na kanë bërë nderin më të madh. Kjo fitore është përgjegjësia më e rëndë mbi shpatullat tona. Shqiptarët zgjodhën ata që bëjnë shtet dhe jo ata që duan tepsi. Sonte festa e madhe e fitores në Sheshin Skenderbej”, u shkruan Rama atyre.

Edhe mëngjesin e sotëm kryeministri postoi një foto në facebook, të një bluze me logon "Për Shqipërinë që duam" dhe të shkruar me dorë, "Faleminderit".

Partia Socialiste po fiton bindshëm, teksa ka marrë deri më tani 74 mandate në rang kombëtar./ E.D/ Copyright tiranapost.al

shqip