• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Rama i përgjigjet shqetësimit të Metës se mund të na rikthehen vizat


    Kryeministri Rama ka reaguar me një status një Twitter lidhur me deklaratën e presidentit Meta ku shprehte shqetësimin dhe mundësinë e rikthimit të vizave për zonën Shengen, për qytetarët shqiptarë. Rama shkruan se presidenti të mos shqetësohet për rikthimin e vizave se nuk ka shanse të ndodhë, por të shqetësohet siç shkruan vetër kryeministri; për vizën që i vuri figurës së kreut të shtetit, duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë

    Lexoni më poshtë statusin e kryeministrit: 

    Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave – s’ka shans të rikthehen – po të shqetësohet për vizën që i vuri figurës së kreut të shtetit,duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Kjo luftë e turpshme kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!/ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Meta ndryshon temë: Jam i shqetësuar se mund të kthehet regjimi i vizave për Shqipërinë