• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Kryeministri zhgënjehet nga Lulzim Basha


    Kryetari i PD KLulzim Basha me një postim në Facebook hodhi akuza ndaj qeverisë Rama, ku ndër pikat ai shkruante:

    3. Qeveria në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të anullojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t’ju dhënë 10 oligarkëve, dhe këto fonde t’u akordohen mijëra familjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara.

    Kryeministri Rama u pyet nga gazetarët në Durrës për këtë dhe kryeministri u përgjigj duke përmendur edhe konfliktin me presidentin dhe komisionin e ngritur për ta shkarkuar, por në këto momente tragjedie, kryeministri thekson se palët duhet të ulen,  por shtoi se Basha e kishte zhgëjyer.

    Lexoni deklaratën e tij:

    Qenka lodhur po nejse, do ishte mirë që Lulzim Basha dhe forcat politike, propozimet të mos i bënin si ato të reformës elektorale apo në drejtësi që thonë bëje aty ose hap krahun, por të vijë në tavolinë, këtu spo bëjmë garë socialistët me demokratët, po bëjmë garë jo me njëri tjetrin por me kohën. Një garë me tensionin dhe me emocionet e rënda që përjetojnë njerëzit dhe në garë me të ardhmen, të mos humbim mundësin të ringrihemi e kjo nuk bëhet me deklarata në televizor dhe duke rimarrë diskun e gramafonit para kësaj ngjarje. Çdo me thënë se s’kemi inxhinierë? Nuk ka pasur më shumë sesa ka sot që meren me këtë punë të gjithë, Janë çdo moment. Çdo me thënë 500 i inxhiner. Pse jo me 650 . Inxhinier ishin ata që folën (e ka për gjermanët) dhe hodhën poshte dokrrat që fliten nëpër studio. Kemi ekspertisë shumë të mirë te huaj.ca pike është kjo.

    Për oligarkët nuk e di se cilët nga ato janë që fshihen pas këtij emri. Duhet të ndalojmë pagesat për hemodializat e atyre që shyqyr iu ra trupi rehat aq sa mund tu bejri atyre që kanë atë sëmundje të rëndë në trup që nuk vijnë më vërdallë me shtatë taksi? Të ndalojmë pagesat epër operacionet e instrumentat mjekësorë?  Të ndalojmë punimet për Rrugën e Arbrit? Sepse janë këto pagesat e përvitshme për shërbimet në emer te popullit, tja heqim popullit? Jo do i bëjmë të dyja. Nëse ka ide sesi i bëjmë këto gjëra jo për propagandë jo për politikë, atëherë janë të mirëseardhura përndryshe janë deklarata që mund të hidhen por nuk i shërbëjnë as vetë Bashës e njerëzve.

    Ne me presidentin jemi në konflikt të hapur, institucional ekstrem, kemi komision për ta shkarkuar por sot presidenti na thërret, ne shkuam aty dhe diskutuam sikur s’ka ndodhur asgjë. Këto pikat që më thoni ju janë qesharake dhe shumë zhgënjyese.

    A duhet të mbani përgjegjësi që forcat shqiptare s’kishin mjete dhe nxirrnin dheun me duar dhe jo si të huajt?

    Rama: kjo është një tjetër legjendë e krijuar nga ju.

    Gazetarja: që e kemi parë dhe transmetuar live.

    Rama: ne s’jemi dot si francezët. Janë shpëtuar 38 persona.

    Gazetarja: pa pajisje.

    Rama: të thashë, ne kemi mangësitë tona dhe asnjëra nga këto s’na ka parnguar ta bejmë punën me sukses. Ju jeni të prirur të shihni gjënë që prodhon marrëzi. / Tiranapost.al. 

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post