Aktualitet

Nis procesi gjyqësor me Bild, Rama: Sapo ia kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz

Nis procesi gjyqësor me Bild, Rama: Sapo ia kam dhënë

Një lëvizje e paralajmëruar që me datë 17 qershor nga kryeministri Edi Rama, për gazetarin gjerman të Bild, Peter Tiede i cili publikoi audio-përgjimet për shitblerje votash në median gjermane, që Deutsche Welle e cilëson media bulevardeske.

Kryeministri me një status në Twitter njofton se sapo i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për të nisur procesin gjyqësor mbi publikimet e Bild! Rama ia lë drejtësinë gjykatave gjermane se kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes.

 'E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije', thotë ndër të tjera kryeministri Rama.

Statusi i plotë: 

Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.

Image result for Matthias Prinz

Matthias Prinz

http://www.tiranapost.al/rama-padi-per-gazetarin-e-bild-kam-vendosur-ta-coj-ne-gjykatat-gjermane-ne-ate-vend-te-bekuar-ku-drejtesia-nuk-ben-lojera-me-sekretet-hetimore/