• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Diaspora Kudo Shqiptarë Ngjarje Politikë Rajoni Të gjitha

    Rama ftesë shqiptarëve në Maqedoni për unifikimin e qëndrimit


    Kryeministri shqiptar Edi Rama kërkon veton e gjithë shqiptarëve në Maqedoni. Pas dhjetë ditë takimi me kryeministrin, liderët politik shqiptarë në Maqedoni pritet të udhëtojnë përsëri në Tiranë për një takim me Edi Ramën.

    Ndërkohë që në anën tjetër mediat shqiptare atje theksojnë se me këtë rast Rama liderëve shqiptarë do ju ofrojë një dokument me platformë dhe kërkesa të cilat duhet partitë shqiptare ta shtrojnë në tavolinën e bisedimeve me palën maqedonase.

    Sipas mediave atje, kryeministri Rama sot duhet të takohet me Ahmetin, Kasamin, Selën dhe Thaçin ndërkohë që Rama pritet që maksimalisht të angazhohet në bashkimin e faktorit shqiptarë në Maqedoni.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post