Politikë

Rama: E keni parë filmin ‘Beni ecën vetë’ që këndonte nga frika? Edhe opozita nga frika e zgjedhjeve bërtet rrugëve

Rama: E keni parë filmin ‘Beni ecën vetë’ që

“E keni parë filmin ‘Beni ecën vetë’ që këndonte nga frika? Ashtu edhe ata bërtasin për të trembur frikën e tyre nga drejtësia, por nuk trembin dot askënd tjetër”. Ka qenë kjo batuta e kryeministrit Rama drejtuar opozitës, e cila sipas tij nuk hyn në zgjedhje pasi ka frikë reformën në drejtësi.

Nga Lezha, ku hapur fushatën elektorale për Pjerin Ndreun si kandidat i Partisë Socialistë për këtë bashki, Rama tha se opozita PD-LSI nuk ka asgjë në dorë për ta penguar 30 qershorin, përveçse të shkojë edhe vetë në drejtim të paditur.

“Në Lezhë nisim maratonën drejt 30 Qershorit, që në fakt duket si një betejë pa kundërshtarë. Por është një betejë mes të tashmes dhe së ardhmes. Ne duam t’u lëmë fëmijëve një vend të denjë. Ndërsa atyre që duan vetëm pushtet për vete, ata kanë frikë nga zgjedhjet dhe prandaj bërtasin rrugëve. Kanë frikë të vijnë përpara popullit dhe të pranojnë gjykimin e njerëzve me votë. Prandaj kërcënojnë se nuk do t’ju lejojnë të shpreheni me votë. Ata përbetohen rrugëve se do të na imponojnë një përplasje antidemokratike, përveçse edhe të dënueshme nga ligjet. Por një gjë duhet ta themi çdo ditë dhe duhet ta dëgjojnë që të gjithë: Ata që vendosën të ikin nga zgjedhjet, nuk kanë në dorë asgjë tjetër përveçse të ikin në drejtim të paditur.

Zgjedhjet pa opozitën janë antidemokratike vetëm kur opozita pengohet të hyjë në zgjedhje. Por kur ajo vendos vetë të mos hyjë, zgjedhjet nuk janë aspak demokratike. Imagjinoni pak se çfarë rrumpalle do të bëhej ky vend nëse votimet do të shtyheshin prej partive politike”, tha kryeministri Rama. /Tiranapost.al/