Aktualitet Politikë Te gjitha

Rama “e do” ende Saimir Tahirin


Kryeministri Edi Rama në Real Story është pyetur për Saimir Tahirin dhe sipas Ramës maxhoranca bëri shumë mirë që nuk dha leje që ish ministri të arrestohej.

“Gjykata italiane e nxorri të pafajshëm Saimir Tahirin. Si thoni ju që ne ta fusnim në burg Saimir Tahirit për llumin që u hodh.

Prokuroria italiane, e ka marrë dhe e ka shkundur komplet temën, a ka lidhje apo s’ka lidhje Saimir Tahiri me ato çfarë thuhej në ato biseda. Dhe gjykata italiane e ka nxjerrë që s’ka lidhje. Ne atëherë kemi vepruar 100 % drejtë që nuk dhamë lejen për të arrestuar Saimir Tahirin.

Përsa i përket kryeministrit që kërkon ndjesë dhe nëse gjeni dikush tjetër që ka kërkuar ndjesë më shumë se unë, hajde ma sillni. Unë nuk kam problem të kërkoj ndjesë. Por ama unë jam njeri që punoj me bindje dhe unë kam bindjet e mia. Ju thoni që në kohën e Saimir Tahirit, Shqipëria njohu kanabisin si fenomen. Në kohën e Saimir Tahirit filloi lufta kundër kanabisit. Kanabisi ishte aty, kudo. Por ne nuk e dinim se ishte përqendruar vetëm në Lazarat…”, u shpreh Rama.