Aktualitet

Rama video-mesazh: S’jam as optimist, as pesimist, por jam realist për vendimin

Rama video-mesazh: S’jam as optimist, as pesimist, por jam realist

Me një videomesazh gjatë udhëtimit për në Bruksel, kryeministri Edi Rama shprehet se është realist për vendimin që do të merret nga BE për Shqipërinë. Ai shprehet se Merkel dhe Gjermania po përpiqen për “Po”, Franca është kundër këtij vendimi.

"Sot kancelaria gjermane Merkel dhe Presidenti francez Macron do të takohen në Tuluz, në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive.  Një nga temat do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit Europian pasnesër, ku do të mbahet edhe qëndimi përfundimtar i BE lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Merkel dhe Gjermania po përpiqet itensivisht për një 'PO' për të dyja vendet, por qëndrimi i Macron dhe i Francës nuk përkon për momentin me atë të Gjermanisë dhe të shumicës së vendeve anëtare. Nuk jam as optimist dhe as pesimist për rezultatet e këtij procesi, por gjykoj që po bëhet maksimumi për të marrë PO-në e merituar dhe më e mbështetur se sot Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë.

Edhe Franca e njeh dhe vlerëson progresin e bërë, ashtu sikur kërkon shumë më tepër nga BE-ja sesa nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Po nisëm në Bruksel me kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste, në një format në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme", thotë Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tregon se ndodhet bashkë me homologun e tij Zoran Zaev dhe po udhëtojnë drejt Brukselit, ku do të takohen me kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/publikohet-dokumenti-final-per-kryeministrat-e-be-negociatat-per-shqiperine-te-hapen-ne-2020-n/